Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cilëson rritjen e pagave me 15% të arsimtarëve në 1 janar 2021 dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë.

Ajo vlerëson se falë sakrificës së arsimtarëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja.

“Rritja prej 15% e pagës së arsimtarëve duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen është dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë, falë sakrificës e përkushtimit të të cilëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja”, – është shprehur ministrja Kushi.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/134782271670549/?extid=0&d=n