Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi priti në zyrën e saj akademikun e njohur italian Prof. Fabio Roversi-Monaco, një ndër akademikët më me zë ndërkombëtarë.

Në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mike në fushën e arsimit, si dhe është rënë dakord për t’i forcuar më tej dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës akademike, njëkohësisht nismëtar i “Kartës së Bolonjës” që është edhe themeli i unifikimit të sistemeve evropiane të arsimit të lartë” – shkruan ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/135246731624103/?extid=0&d=n