Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e shoqëruar nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti kanë inspektuar shkolla të ndryshme në zonën e ish- Kombinatit.

Gjatë vizitës me nxënës në shkolla të ndryshme, Kushi ka diskutuar me mësuesit e nxënësit për ecurinë e deritanishme të procesit mësimor. Ajo po ashtu, pa nga afër edhe zbatimin e masave të ndërmarra për të shmangur përhapjen e virusit.

“Bashkë me partnerët tanë të zakonshëm nga UNICEF Albania që na janë gjendur në çdo moment të vështirë dhe me kolegen time deputete Blerina Gjylameti, ishim në shkolla të ndryshme të zonës së ish-Kombinatit, Tiranë, për të bashkëbiseduar me nxënësit e mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe për të parë nga afër masat e ndërmarra antiCovid’’, u shpreh Kushi.

Gjatë vizitës në shkolla të ndryshme, Kushi shpërndau tableta dixhitalë për nxënësit e prekur nga tërmeti i vitit të shkuar.

“Njëkohësisht, në sajë edhe të kontributit të UNICEF Albania, shpërndamë tableta digjitale për nxënës të prekur nga tërmeti i vitit të shkuar, nga kategori në nevojë, si dhe nxënës me aftësi ndryshe me qëllim që askush të mos ketë vështirësi në ndjekjen e mësimit edhe në kushte shtëpie kur është nevoja’’, tha Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/137427738072669/?extid=0&d=n