Ministria e Arsimit dhe Sportit

Para 2 ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë e zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë, për shkak të mungesës së disa mësuesve dhe dezinfektimit rrënjësor që iu bë shkollës.

Sot Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka vizituar edhe këtë shkollë, e cila tashmë ka vijuar me mësimin normalisht.

Gjatë ditës së sotme ministrja Kushi ka bërë inspektime në disa shkolla të Korçës.

“Gjatë ditës së punës në qytetin e mrekullueshëm të Korçës ndoqa nga afër edhe masat e ndërmarra në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’ ” – shkruan ministrja në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo ka biseduar me nxënësit dhe mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, duke u rikujtuar dhe një herë atyre se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojnë rregullat anti-COVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që ndihmon për vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/142594814222628/?d=n