Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lufta kundër dhunës, përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, etj., janë prioritet i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministrja Evis Kushi e dha këtë mesazh gjatë një aktiviteti sensibilizues, të organizuar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit bashkë me Prefektin e Qarkut Elbasan Klevis Xhoxhi, Nëndrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Albert Nushi, si dhe mësues, prindër e nxënës të këtij gjimnazi.

“Si Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, nuk kemi prioritet vetëm cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies, por gjithashtu edhe luftën kundër fenomeneve negative si dhuna, përdorimi i drogës, alkoolit, duhanit, etj., për parandalimin e të cilave po zbatojmë edhe projektin e rëndësishëm “Shkolla të Sigurta” nëpërmjet angazhimit të oficerëve të sigurisë” – është shprehur ministrja Kushi.

Më tej, ajo ka theksuar se një tjetër mekanizëm për të luftuar këto fenomene është edhe prezenca e punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla. “Ky shërbim ka ardhur në përmirësim nga viti në vit, ndërsa pak ditë më parë ministria i ka hapur udhën dyfishimit të numrit të këtyre punonjësve në sistemin arsimor” – nënvizon Ministrja Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/142916104190499/