Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, zhvilluan sot një vizitë në shkollën e mesme të bashkuar të Pustecit.

“E nderuar që sot bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska të vizitonim shkollën e mesme të bashkuar të Pustecit, një shkollë e rikonstruktuar nga buxheti i shtetit dhe rezultat i premtimit të Kryeministrit Rama në vazhdën e mbledhjes më të fundit të përbashkët mes qeverive të dy vendeve tona” – shprehet Znj. Kushi.

Në postimin e saj, Kushi shpreh vendosmërinë që nxënësve të minoriteteve kombëtare t’u ofrohen kushte sa më optimale, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën e tyre amtare, bazuar në legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

“Konkretisht, kemi përmirësuar kurrikulat me bazë kompetencat edhe për nxënësit e minoriteteve kombëtare, sikurse edhe i kemi përfshirë ata në skemën mbështetëse të librave falas deri në klasën e nëntë” – nënvizon ajo.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/176688584146584/?d=n