Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim “online” mbi analizën e 3-mujorit të parë të këtij viti shkollor së bashku me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore.

Në postimin e saj në rrjete sociale, ajo shprehet se në këtë takim u diskutua rreth vështirësive dhe problematikave kryesore të hasura deri më tani me qëllim marrjen e masave për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor më 11 janar.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi nënvizon se gjatë takimit ka cilësuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të protokolleve shëndetësore, si dhe vijueshmërinë e realizimit sa më cilësor të programeve mësimore.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/188491482966294/?d=n