Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

 

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar një poster në rrjetet e saj sociale, ku theksohen lehtësitë e deritanishme në ofrimin e shërbimeve publike përmes proceseve të derregullimit dhe digjitalizimit.

 

Ajo shprehet se “Një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve janë hequr për të lehtësuar qytetarët nga burokracitë e panevojshme, si dhe kemi shtuar edhe numrin e shërbimeve arsimore në portalin qeveritar “E-Albania” duke siguruar lehtësi dhe efiçiencë në marrjen e tyre.”

 

Referuar publikimit të Ministres Evis Kushi, falë procesit të derregullimit të ndërmarrë përgjatë këtij mandati nga qeveria shqiptare janë hequr deri më tani 168 dokumente nga 254, të cilat përbëjnë rreth 66% të totalit të dokumenteve që i kërkoheshin më parë qytetarëve apo palëve të interesuara. Ndërkohë, reforma e digjitalizimit të shërbimeve publike ka bërë që sot të ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar “E-Albania” 34 shërbime arsimore, duke ndihmuar kësisoj qytetarët të kursejnë kohë e para, si  dhe të shmangin burokracitë e tepërta.

 

Në fund, Ministrja Evis Kushi e mbyll duke thënë se në kuadër të derregullimit e digjitalizimit të shërbimeve, “Hapa konkretë janë hedhur në këtë aspekt, por pa diskutim puna jonë do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të barrierave ndaj qytetarëve në ofrimin në shërbimeve publike”.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/222233876258721