Ministria e Arsimit dhe Sportit

Punimet e nxënësve për konkursin e pikturës “Mësuesi i Sakrificës” kanë përcjellë mjaft emocion jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek publiku. Këto punime dëshmuan një dimension shumë të ndryshëm të dashurisë që kanë nxënësit për mësuesit.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi organizoi një takim me nxënësit autorë të punimeve fituese.

“Shumë emocionues takimi me fituesit e konkursit digjital të pikturës ‘Mësuesi i Sakrificës’, artistë të talentuar që kanë zbukuruar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me pikturat e tyre. Ky konkurs ishte kaq i veçantë, sepse nxënësit shprehën aq shumë dashuri dhe mirënjohje në çdo punim të tyre për të gjitha sakrificat dhe punën e mësuesve tanë, heronjve të palodhur” – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

Punimet e tyre, sipas ministres Kushi, dëshmojnë shpresën, sakrificën prindërore të mësuesve. “Edhe pse të vegjël, këta fëmijë e kanë kuptuar kaq mirë situatën e pandemisë, dhe na e kanë shprehur nga thellësia e zemrës dhe mendjes së tyre, duke përdorur talentin e tyre” – u nënvizon ministrja.

“Na keni emocionuar pafund jo vetëm neve, por të gjithë njerëzit që kanë parë punimet e tuaja. Jemi mahnitur tek kemi lexuar komentet poshtë punimeve tuaja të publikuara në Facebook. Konkursi i punimeve të nxënësve këtë herë ishte shumë ndryshe nga herët e tjera, më i veçantë e i bukur se asnjëherë tjetër” – tha Znj. Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/232494275232681/