Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) Z. Fidel Ylli.

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se ka qenë i frytshëm, e ka uruar përzemërsisht presidentin e sapogjedhur KOKSH Z. Ylli dhe ka garantuar gjithë gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve që përfaqësojnë.

Znj. Kushi përmend faktin se gjatë takimit janë ndalur pak më gjerë në përgatitjet që po bëhen për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në Korrik 2021, në mënyrë që sportistët tanë pjesëmarrës të kenë një paraqitje sa më dinjitoze dhe pse jo të kthehen me medalje apo rekorde.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/272635524551889/