Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Turqi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi është takuar në Stamboll me homologun e saj turk.

“Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Znj. Kushi njofton së gjatë takimit me ministrin turk është diskutuar më konkretisht mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se mes dy palëve është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/284050033410438/