Ministria e Arsimit dhe Sportit

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka njoftuar publikimin e rezultateve të testit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2021.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi njofton se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

PUBLIKIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

Rezultatet e këtij provimi i gjeni në linkun:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/d2/rezultate_d2_2021.pdf

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/298400088642099/