Ministria e Arsimit dhe Sportit

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi bën me dije se MASR i është bashkuar thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për nismën e dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijeve talasemikë.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë iu përgjigj menjëherë thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për nismën e dhurimit vullnetar të gjakut, si një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar fëmijët talasemikë në vendin tonë. Faleminderit të gjithë kolegëve të #MASR për kontributin! #DhuroGjak #ShqipëriaSolidare” – shkruan Ministrja Kushi.

Punonjësit e MASR e kanë përqafuar këtë nismë të dhurimit vullnetar të gjakut, si një alternativë e mirë solidare për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve me plotësimin e nevojave të tyre për gjak të mjaftueshëm dhe të sigurt. Janë rreth 600 fëmijë talasemikë në vendin tonë, të cilët çdo 3 javë duan një flakon gjak për të jetuar normal si gjithë të tjerët.

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/318010830014358/