Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi i është bashkuar ditën e djeshme fushatës së ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, organizuar nga “YWCA of Albania” dhe me pjesëmarrjen e larmishme të partnerëve, përfaqësuesve të qeverisë qendrore e asaj vendore, organizatave ndërkombëtare etj.

Ministrja Kushi shprehet se:

“Iu bashkova dje me shumë kënaqësi ecjes simbolike, tashmë tradicionale, organizuar nga YWCA of Albania për rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit”.

Ndërkohë, ajo nënvizon edhe rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm:

“Një grua e vajzë e shëndetshme nënkupton drejtpërdrejt edhe një shoqëri më të shëndetshme, prandaj kjo luftë nuk është vetëm e grave dhe vajzave, por e mbarë shoqërisë sonë. Si e tillë, duhet t’i japim rëndësinë e duhur diagnostikimit të hershëm si mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e gjirit”.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=339292457995776&id=100057450729783