Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sot në KM morëm një vendim të rëndësishëm edhe për Sportin.

Nëpërmjet një shtese, mbështetje financiare prej 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë. Qëllimi i këtij vendimi është të garantohet mbështetja për vazhdimësinë e aktiviteteve sportive nga federatat sportive.

Sepse në fakt buxheti fillestar i akorduar për federatat ishte i pamjaftueshëm për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre për të marrë pjesë në kampionate, ballkanike, mesdhetare, Evropiane apo edhe botërore.

Kështu që me këtë shtesë do të jetë e mundur dhe do të shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohej, apo të gjobitej apo të mos cenohej imazhi i sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

 

Nga ana tjetër ne para pak muajsh kemi marrë një vendim në këshillin e ministrave për trajtimin dhe shpërblimin e sportistëve elitarë. Që do të thotë, sot sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë, shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE-së.

 

Kjo ka korresponduar në fakt me një periudhë të suksesshme, për fat të mirë. Sportistët tanë elitarë kanë sjellë medalje, siç ishte Briken Calja, kampion bote, por edhe shumë sportistë të tjerë, dhe nëpërmjet kësaj shtese në buxhetin e federatave dhe të sportit në përgjithësi ne do të mundësojmë që menjëherë, që nesër të mund t’i shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar dhe na kanë përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 

Mbështetja jonë për sportin natyrisht do të vazhdojë. Madje me këtë mbështetje ne do të mundësojmë edhe realizimin dhe zhvillimin e kampionateve evropiane këtu në Shqipëri.

Siç është së shpejti kampionati evropian i peshëngritjes që do të zhvillohet këtu në Tiranë.

 

Kemi edhe lajme të tjera të reja për sportin, të cilat do tua vëmë në dijeni në ditët në vijim.