Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit kombëtar ekipit që merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” i cili mbahen në Algjeri në datat 25 qershor – 5 korrik.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ërfaqësues diplomatikë të Ambasadës Algjeriane, sportistë, trajnerë të ekipit olimpik, përfaqësues të KOKSH dhe federatave sportive, familjarë të sportistëve dhe përfaqësues biznesi.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi, e cila u

dorëzoi flamurin kombëtar dy sportistëve flamurmbajtës, theksoi se Shqipëria tashmë është ngritur në një nivel të ri në sport, me më shumë suksese, më shumë medalje, më shumë respekt e dinjitet.

Qeveria Shqiptare ka treguar mbështetje gjatë këtyre viteve ndaj sportistëve në përgjithësi, dhe sportistëve elitarë në veçanti, që na përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Znj  Kushi theksoi se e bëjnë krerare ndryshimet e fundit në VKM-në “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre”, ku është parashikuar shpërblimi i sportistëve të sporteve individuale, të kategorive “të rritur” dhe “të rinj”, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare.

Më tej ajo shtoi se Kupa e Botës, Finalja e Conference League, Kompionati Evropian i Peshëngritjes, të gjitha do të pasohen edhe nga shumë të tjera. Këto ngjarje kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare.

Dy aktivitetet e mëdha dhe të rëndësishme njëra “Kupa e Conference League” dhe “Kampionati i 100-të Evropian i Peshëngritjes” dëshmuan që investimet në infrastrukturë janë një potencial i shkëlqyer për të mirëpritur aktivitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilat padyshim përkthehen edhe në benefite ekonomike për vendin.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Tqs5fbJeNKp6cQc9fy1yLXXHgnSujJHrgma3BMZSfQrxG1JpFDuPq6Ta8RJKQVdnl&id=100057450729783