Ministria e Arsimit dhe Sportit

Suksesin e sportistes elitare Luiza Gega e ka përgëzuar edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

 

“Performancë e shkëlqyer e atletes sonë Luiza Gega, e cila u rendit e 5-ta në Finalen e Botërorit të Atletikës, të zhvilluar në Oregon, SHBA.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë të vlerësojë dhe mbështesë sportistët elitarë që përfaqësojnë denjësisht flamurin tonë kombëtar kudo në botë,” – shkruan ministrja.

 

Mbështetjen e konfirmon edhe vete sportistja, e cila i është përgjigjur menjëherë ministres me një koment.

 

“Jam shumë e lumtur që sporti ka marrë vëmendjen e duhur. Faleminderit nga zemra,” – shkruan sportistja Luiza Gega.

 

https://fb.watch/eoQmF00xq3/