Ministria e Arsimit dhe Sportit

“Kongresi Për Arsimin” ka vijuar ditën e dytë të diskutimeve me sesione të përqendruara tek sfidat e arsimit parauniversitar.

Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar, Gjithëpërfshirja dhe Barazia në Arsim, Zotërimi i kompetencave të të nxënit gjatë gjithë jetës, Krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve në procesin e mësimdhënies, Edukimi digjital sfidë për të ardhmen, si dhe arsimi profesional dhe sfidat për të ardhmen janë temat e paneleve të sotme.

Ndërsa në mbyllje të sesioneve do të paraqiten konkluzionet përfundimtare nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, dy zëvendësministret e Arsimit dhe Sportit Nina Guga dhe Albana Tole, si dhe Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani.

 

Në panelet e sotme do të marrin pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Arbërie Nagavci, Ministri i Arsimit të Malit të Zi Miomir Vojinović, Zv. Ministri i Edukimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z. Lulzim Aliu, Përfaqësues i UNICEF Shqipëri, Roberto De Bernardi dhe UNICEF Zvicër Nora Shabani, e cila është dhe këshilltare Rajonale e zyrës së Evropës dhe Azisë Qendrore.

 

Gjithashtu në këto sesione do të jetë referues të temave për arsimin edhe Drejtori i Departamentit të Edukimit në Këshillin e Evropës, Strasburg, Villano Qiriazi, Drejtor i Shkollës së Drejtorëve Geron Kamberi, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniveristar Gerti Janaqi, Eksperti për projektin “EU4 Social Inclusion” Eugen Palade, Drejtori i “Save the Children” Shqipëri, Anila Meço,  Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë Florjan Rojba,  me videomesazh Zv. Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Kosovë, Dukagjin Pupovci, në diskutim online konsulentja ndërkombëtare për arsimin, Kanada Tereza Gonzalez, përfaqësues të Korpusit të Paqes, Komisionit Evropian, akademikë, drejtues të institucioneve të varësisë në MAS, etj.

 

Në ditën e parë të kongresit u diskutua për Ndërkombëtarizimin e Arsimit dhe Sfidat e të Ardhmes, Ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pjesëmarrjen në programet Horizon Europe dhe Erasmus Plus, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, si dhe për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për Institucionet e Arsimit të Lartë.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/393987652722142