Ministria e Arsimit dhe Sportit

Programi Junior Achievement në Shqipëri festoi 10-vjetorin e nisjes së aktiviteteve në Shqipëri.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Junior Achievement Europe Salvatore Nigro, Kryetari i Bordit të AADF Michael Granoff, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Keti Luarasi,  Bordi i Administrimit dhe bashkëdrejtorë të AADF, pjesëtarë të stafit të AADF-së dhe Junior Achievement Albania, mësues dhe nxënës.

 

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Evis Kushi shkruan se “Junior Achievement Albania” është një nga projektet e përbashkëta të MAS dhe AADF në arsimin parauniversitar, për të cilin jemi të gjithë krenarë.

 

“Ky program tashmë prej 10 vitesh ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së edukimit teorik dhe praktik të nxënësve tanë me aftësi mbi ekonominë, financat dhe sipërmarrjen.

Faleminderit AADF dhe të gjithë mësuesve të angazhuar në këtë program, të cilët me kontributin dhe përkushtimin e tyre e kanë kthyer këtë program në histori suksesi”, – shprehet ministrja.

 

Modulet e këtij programi shkollor si “Evropa dhe Unë”, “Tregu Global”, “Ekonomi për Sukses”, janë pjesë e kurrikulës bërthamë në lëndën e Qytetarisë dhe atë të Ekonomisë.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02kG2QGhNQuao8J8Zmg2NMZXTs4Wezf4XpsniP8myYX7x4XfhPsSkmLKgDNFzXjpe6l&id=100057450729783