Ministria e Arsimit dhe Sportit

Postimi i Ministres Evis Kushi:

 

Sot në ditën e parë të vitit akademik, zgjodha të vizitoj Universitetin Politeknik të Tiranës, për të uruar ata dhe të gjithë studentët e pedagogët në të gjithë vendin për një vit të ri sa më të mbarë e të suksesshëm.

 

Së bashku me Rektorin Prof. Andrea Maliqari dhe kolegë të këtij universiteti, vizituam dy nga laboratorët e kërkimit shkencor të Departamentit të Energjisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Vlerësuam rëndësinë që kanë investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor për t’i kthyer këto qendra laboratorike në vende ku diskutohen projekte, krijohen partneritete e zhvillohen ide novatore, në mbështetje të pedagogëve, studentëve, bizneseve dhe zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

 

Prandaj mbështetja jonë do të vazhdojë pa u ndalur me buxhet dhe politika të fokusuara në rritjen e cilësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

 

 https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid06Yf4yvKfs7Ue2vjWwvDLFqfpPZWsBkiTux87eeicEvVvxiNx57XxqHASKihVtEURl/?d=n