Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ndodhet në Turqi në kuadër të Konferencës së 17’të të Këshillit të Evropës, ku janë mbledhur ministrat e vendeve pjesëtare të EPAS (Enlarged Partial Agreement on Sport).

Në ditën e parë të vizitës në Turqi, Ministrja Kushi është takuar me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, z. Bjorn Berge.

Në një status në twitter zv. Sekretari i Përgjithshëm i KiE ka përgëzuar Shqipërinë për arritjet në Sport.

“Faleminderit për diskutimin shumë të mirë dhe urime për arritjet e fundit të Shqipërisë në sport, ministre Kushi” – shkruan z. Berge.

Ndërsa Ministrja Kushi në një postim në rrjete sociale shprehet se me z. Berge u diskutua rreth progresit të Shqipërisë vitet e fundit në sport, përmirësimit të kuadrit ligjor, investimet në infrastrukturën sportive, si dhe projektet e reja për sportin në shkolla në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore.

“Veçanërisht pas hapjes së negociatave, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit me vendet anëtare të EPAS me qëllim ndërtimin e politikave të reja të orientuara drejt Bashkimit Evropian”- shkruan ministrja.

https://twitter.com/DSGBjornBerge/status/1584924667269173249?t=1ByfbxVfAsYQxz2kbUW5VA&s=19