Ministria e Arsimit dhe Sportit

Rritja e cilësisë së mësuesit dhe formimi apo përgatitja e njëjtë e mësuesve në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në vend, ky është qëllimi i punës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për përafrimin e programeve të mësuesisë.
Për të vlerësuar ecurinë e punës për përafrimin e programeve të studimit në fushën e mësuesisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me pjesëtarët e grupeve tematike të punës për hartimin e kurrikulës së formimit psiko-pedagogjik.
Në një postim në rrjete sociale ministrja shprehet se në kuadër të përafrimit të përmbajtjes së kurrikulës së programeve të studimit që formojnë mësues të së njëjtës fushë, u zhvillua një takim me anëtarët e grupit qendror, kryetarin e grupit psiko-pedagogjik, kryetarët e grupeve lëndore dhe me përfaqësues të MAS dhe ASCAP.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

“Pasi vlerësova maksimalisht punën që grupet kanë bërë deri tani, theksova rëndësinë e këtij procesi dhe dakordësuam mbi hapat e mëtejshme për finalizimin e tij, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik 2023-2024, 80 për qind e përmbajtjes së këtyre kurrikulave të jenë të ngjashme në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend”, – nënvizon Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.

 

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ishin të pranishëm të pjesëtarët e grupeve të punës, përfaqësues nga MAS, ASCAP dhe universitetet publike në vend.
Grupet e punës tashmë kanë hartuar draftet përkatëse për profilet Arsim Parashkollor, Arsim Fillor, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Gjuhë të huaja, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Shkenca Sociale, Histori, Gjeografi, TIK, Arte, Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet. Ministrja Evis Kushi ka kërkuar që ky proces të finalizohet sa më parë si për kurrikulën, ashtu dhe pjesën e emërtesave të programeve të studimit “Master”, planet mësimore (Syllabuset), mundësinë e riorganizimit të tyre, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik të kemi programe të unifikuara studimi në fushën e mësuesisë, sipas profileve dhe të mbështetura në kurrikulën me bazë në kompetenca.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02XHTwm7NAnVD5EuFqhW8JhepgrjSdSXRTnP4PVH9RjANNhxhe6tHNg8akrrZWH2wbl/