Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në Komisionin për Edukimin foli edhe për Kartën e Studentit. znj. Kushi theksoi se një marrëveshje shumë e rëndësishme e këtij viti është ajo e Bashkisë së Tiranës, e cila mori vendimin së fundmi që të mbështesë studentët që studiojnë në Tiranë, duke kompensuar biletën e pajtimit mujor të përgjithshëm, ose abonesë së studentit dhe e dyta, për të përgjysmuar tarifat e rezidencave studentore.

Sipas ministres Kushi, kjo nismë po përqafohet edhe nga bashki të tjera.
“Së fundmi, kemi një iniciativë nga Bashkia Elbasan, e cila në këshillin bashkiak ka marrë vendim që çmimi i abonesë nga 1600 lekë të bëhet 600 lekë”, – u shpreh Kushi.

Ministrja shtoi se i njëjti hap pritet edhe nga Bashkia e Durrësit për një marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të studentëve.