Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në Ditën Kombëtare të Diasporës u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, një ditë e rëndësishme për fuqizimin e ndjenjës së identitetit dhe vlerave kombëtare të shqiptarëve në diasporë.

Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli për iniciativat kryesore në funksion të ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe në Diasporë.
Znj. Kushi theksoi se Shqipëria e Kosova, e nisën këtë vit shkollor me një “Abetare e re të unifikuar” për fëmijët shqiptarë, produkt i një pune të përbashkët me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe fryt i një kontributi të gjerë autorësh, ekspertësh nga dy vendet. Tashmë edhe Maqedonia e Veriut e ka aprovuar përdorimin e abetares në të gjitha klasat ku ka fëmijë shqiptar. Ndërkohë që tashmë ka një plan për përhapjen e Abetares në të gjithë diasporën.

Gjithashtu, ministrja theksoi se për mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë tashmë ka një Kurrikul të Përbashkët për mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë.
Ndërkohë, puna për unifikimin e teksteve për diasporën ka vijuar. Këtë vit u arrit që të plotësohen nevojat e shkollave shqipe në diasporë me tekstin e unifikuar “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli i parë. Tashmë po vijon puna për nivelin e dytë dhe të tretë.

Znj. Kushi shtoi se një tjetër iniciativë shumë e rëndësishme është edhe enciklopedia shqiptare, e cila do të jetë një punë voluminoze e studiuesve shqiptar.

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=627472055844480&set=pcb.627474792510873

https://www.facebook.com/kushievis/videos/715845676548069