Ministria e Arsimit dhe Sportit

Së shpejti Karta e Studentit do të jetë një mbështetje për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit Znj. Emiriana Sako nënshkruan marrëveshjen për kartën e studentit, si dhe delegimin dhe administrimin e kartës nga Bashkia Durrës.

Çdo student i pajisur me kartë do të përfitojë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas, të ofruara nga vetë Bashkia apo edhe institucione të tjera publike dhe partnerë, të cilët bëhen pjesë e këtij programi, të tilla si Qëndra Kulturore “Aleksandër Moisiu”, rrjeti muzeal, Biblioteka Publike, Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, stadiumi “Niko Dovana”, etj.

https://fb.watch/iycxRdSuOJ/?mibextid=cr9u03