Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në një takim festiv me rastin e 7 Marsit, me mësues nga të gjitha shkollat e Durrësit, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës Emiriana Sako.

Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi falënderoi të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë për punën, sakrificën, përkushtimin që tregojnë çdo ditë për fëmijët, që ata të bëhen jo vetëm profesionistë të së ardhmes, por edhe qytetarëve të denjë.

“Nuk është sot dita për të treguar se çfarë kemi bërë, por është më tepër dita që t’ju garantojmë që mbështetja për mësuesit do të vazhdojë. Mbështetja edhe për sa i takon pagave, edhe për sa i takon infrastrukturës, edhe kualifikimit e trajnimit, edhe çdo aspekti tjetër. Por mbi të gjitha për t’ju vlerësuar me dinjitetin që meritoni dhe për ta ngritur sa më lart figurën e mësuesit,” – theksoi znj. Kushi.

Gjithashtu, ministrja theksoi se duhet të punohet bashkërisht që në sytë e nxënësve, prindërve, në sytë e gjithë publikut dhe shoqërisë figura e mësuesit të lartësohet edhe më shumë.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/2524364384389603