Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në Ditën Botërore të Sindromës Down ka zgjedhur të postojë një mesazh të ndjerë sensibilizimi, ku shpreh edhe angazhimin për të bërë më të mirën për një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, nxënësit me këtë sindromë dhe aftësi ndryshe.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mesazhi i plotë i ministres:

“Ata kanë një kromozom më shumë, ndaj kanë nevojë që ne t’u falim edhe dashuri më shumë!

Sot, në Ditën e Sindromës Down, por edhe çdo ditë tjetër të vitit, duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri se këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje, përkrahje dhe përqafime.

Ne në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të bërë më të mirën për ta dhe të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe, bashkë me mësuesit ndihmës, shërbimin psiko-social dhe stafet tona në çdo shkollë.

Ndërkohë së shpejti edhe transformimi i shkollave speciale në qendra burimore do të garantojë një mbështetje më të madhe dhe shërbime më të specializuara.”

Aktualisht në sistemin arsimor ka rreth 3600 nxënës me aftësi të kufizuara, ndër të cilët rreth 140 i përkasin kësaj sindrome. Mësuesit ndihmës të përfshirë në sistemin arsimor parauniversitar janë rreth 1700 mësues ndihmës, që e çon raportin 1 mësues ndihmës për 2 nxënës me aftësi të kufizuar, një raport i përafërt ky me atë të BE-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02qGPjxvSmpvMeW9dicYowoTxvFmgnK83navVAHtLuWuZ6zXx68YZQLG915oHRXpayl&id=100057450729783&mibextid=qC1gEa