Ministria e Arsimit dhe Sportit

Për herë të parë nxënësit e klasave të 9–ta kanë shfrytëzuar shërbimin e këshillimit të karrierës, për tu orientuar që të bëjnë zgjedhjen e duhur mes arsimit të përgjithshëm, arsimit të orientuar dhe arsimit profesional.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një video-mesazh për nxënësit dhe prindërit shprehu dobinë e kësaj nismë për menaxhimin e drejtë karrierës së tyre në të ardhmen.

“Qëllimi i kësaj nismë është orientimi i nxënësve që bashku me prindërit të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm, arsimit të orientuar dhe arsimit profesional. Jam e bindur që ky shërbim do t’i ndihmojë ata për menaxhimin e karrierës në të ardhmen, bazuar jo vetëm në përgatitjen, preferencat dhe aftësive profesionale, por edhe në nevojat dhe specifikat e tregut të punës. Gjatë gjithë kësaj kohë ju keni patur mundësi të zhvilloni takime me shkolla të ndryshme për të mësuar më shumë rreth programeve që ato ofrojnë.” – nënvizon ministrja.
Znj. Kushi kërkoi nga nxënësit që të përfitojnë nga koha e mbetur për të reflektuar mbi drejtimin që do të ndjekin.

“Ftoj të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë vendimin, të shfrytëzojnë edhe këto ditë që kanë mbetur deri në përfundimin e vitit shkollor. Mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe ekipet tona do të jenë pranë jush që t’ju ndihmojnë për të bërë zgjedhjen e duhur” – theksoi Ministrja Kushi.
Disa nga fëmijët shprehën se çfarë drejtimi kanë dëshirë që të ndjekin.

 

https://fb.watch/kVz2qjlxI1/?mibextid=Nif5oz