Ministria e Arsimit dhe Sportit

Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport” i quajtur ndryshe dhe si programe Jashtë Orarit Mësimor (JOM) u zbatua gjatë këtij viti shkollor në sistemin arsimor parauniversitar në 200 Shkolla Qendër Komunitare të zgjedhura nga ZVAP-të dhe miratuara nga MAS, duke angazhuar 644 punonjës arsimorë dhe 10,423 nxënës, duke mbështetur këto shkolla me bazë materiale në ndihmë të veprimtarive krijuese.

Në përmbyllje të këtij programi për këtë vit shkollor u organizua një panair i madh me nxënës dhe mësues nga gjithë Shqipëria. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në panairin e quajtur “Art dhe Zeje 2023” tha se, kjo nismë gjithëpërfshirëse është një mundësi për promovimin dhe kultivimin e talenteve të së ardhmes.

“Prej kohësh shkolla është kthyer në një qendër komunitare ku nxënësit, jo vetëm mësojnë, por edhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme artistike kulturore e sportive dhe aktivizim qytetarë e vullnetarë. Pikërisht për ta bërë shkollën vendin më të dashur për nxënësit ku zhvillojnë vlerat e traditat, në janar nisë të zbatojmë programin kombëtar ‘Art Zeje dhe Sport’”, – tha ajo duke shtuar se ky aktivitet ka sjellë gjithëpërfshirje dhe ka sjellë talente të spikatura.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, persona duke vallëzuar dhe teksti

Sipas ministres, gjatë këtyre muajve janë zhvilluar aktivitete në nivel shkolle dhe zyre arsimore për të promovuar talente dhe sot po e finalizojmë këtë program me këtë panair kombëtar. duke shprehur emocionin e kalimit të traditës brez pas brezi znj. Kushi falënderoi në veçanti prindërit, gjyshërit e gjyshet që me shumë dashuri e ardhur në këtë aktivitet. “Ishte emocionuese të shihja gjyshe mbi 80 vjeç që u mësonin shtizën mbesave”, u shpreh ajo.

Programi “Art, Zeje dhe Sport” ka për qëllim nxitjen e nxënësve që të mësojnë artin dhe zejet përmes veprimtarive praktike, të aftësohen në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore.