Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

Në shtator Shkolla e Mesme e Bashkuar në Çermë-Sektor në Divjakë do të jetë gati në shtator për të pritur nxënësit e saj. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë foto të punimeve.
Në postim e saj ministrja nënvizon se shkolla do të ketë standardet më të mira bashkëkohore, laboratorë, bibliotekë dhe terrene sportive, si dhe palestra e fushë basketbolli.
Ajo shtoi se kjo shkollë me tradita dhe rezultate të mira ndër vite do të shërbejë edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës.

 

 

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Çermë-Sektor, një nga institucionet arsimore më të bukura të kësaj zone, e cila po rikonstruktohet me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të jetë gati për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit këtë vit të ri shkollor.

Me standardet më të mira bashkëkohore, laboratorë, bibliotekë dhe terrene sportive, si palestra dhe fusha e basketbollit, kjo shkollë me tradita dhe rezultate të mira ndër vite do të shërbejë edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës.

Faleminderit Bashkisë Divjakë dhe punonjësve të saj për angazhimin maksimal këto ditë të nxehta vere edhe për përgatitjen e shkollave të tjera që të mirëpresin nxënësit në shtator.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02zyZTW67gLcpE8TmhGs2zeFR2QEcA77H8yEzBp2GhxWH8X6qw5evfSV9fijUGP1fVl/?mibextid=I6gGtw